Freedom House për lirinë e shtypit në Kosovë dhe Shqipëri
Organizata Freedom House nxorri sot indeksin për lirinë e shtypit në botë, ku Shqipëria dhe Kosova përsëri radhiten në kategorinë e vendeve me media pjesërisht të lirë. Sipas raportit, Shqipëria ka shënuar përparim, ndërsa Kosova ka shënuar një hap prapa. Rezultati i Shqipërisë është 49, dy pikë më lart nga 51 vitin e kaluar, në një shkallë ku 0 është rezultati më pozitiv dhe 100 më negativi. Përsa i takon renditjes së vendeve, Shqipëria është e 96-ta mes 197 vendesh, në krahasim me vendin e 107-të të vitit të kaluar. Rezultati për Kosovën është po 49, por në renditjen e vendeve është e 102-ta në krahasim me 98 vitin e kaluar. Kolegia Keida Kostreci indervistoi drejtoren e Projektit për Lirinë e Shtypit në Freedom House, Karin Karlekar e cila foli për gjetjet kryesore për Shqipërinë dhe Kosovën.