Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve voton sot për një projektligj afat-shkurtër për të financuar qeverinë federale

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara do të votojë sot për një projektligj tjetër afat-shkurtër për të financuar qeverinë federale, ndërsa buxheti aktual i përkohshëm skadon të premten.

Projektligji përfshin 6 miliardë dollarë shkurtime në programet e qeverisë.

Demokratët dhe republikanët thanë se kompromisi për projektligjin e shpenzimeve pritet të miratohet nga kongresi për të mënjanuar mbylljen e qeverisë.

Projektligji i ri do të financojë qeverinë për tre javë.

Qeveria federale është financuar përmes buxheti të përkohshëm që kur viti fiskal filloi më shumë se pesë muaj më parë.

Presidenti Obama u ka bërë thirrje të dyja partive të ndalim grindjet politike dhe të arrijnë një marrëveshje për projektligjin afatgjatë të shpenzimeve. Ai tha se është e papërgjegjëshme të financohet qeveria përmes buxheteve afatshkurtra.

XS
SM
MD
LG