Administrata Biden do t'i kërkojë Kongresit amerikan 75 milion dollarë ndihma zhvillimi dhe ekonomike për palestinezët, njoftoi të martën Sekretari i Shtetit Antony Blinken, i cili shtoi se Uashingtoni do ta vazhdojë procesin për të rihapur konsullatën e SHBA në Jeruzalem.