Lidhje

Takimi i G-20, objektivat dhe sfidat


Takimi i G-20, objektivat dhe sfidat
Takimi i G-20, objektivat dhe sfidat

Ministrat e Financave të grupit të 20-es takohen sot dhe nesër në Francë për të arritur një marrëveshje mbi një plan për stabilizimin e ekonomisë globale. Por ndarjet e mëdha mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim mund ta bëjnë të vështirë gjetjen e një emëruesi të përbashkët. Takimi përballet me disa sfida.

Kontrasti mes rritjes së shpejtë në ekonomitë në zhvillim dhe rimëkëmbjes së ngadaltë dhe papunësisë së lartë në shumë vende të zhvilluara pritet të luajë një rol të rëndësishëm në diskutime, ndërsa ministrat e ekonomisë nga grupi i 20 vendeve më të industrializuara mblidhen në Paris. Ekonomisti Kris Uilliamson thotë se dy janë sfidat që pritet të mbizotërojnë.

“Së pari është mungesa e barazpeshës globale, diçka e ditur tashme dhe në veçanti sufiçiti i Kinës dhe defiçiti i Shteteve të Bashkuara. Së dyti, siç është folur edhe më parë, argumenti i artikujve bazë dhe nëse spekullimi për to duhet të ulet”.

Një debat ka filluar mes prodhuesve të mallrave bazë dhe vendeve konsumatore mbi rregullat e propozuara që kanë si synim uljen e çmimeve në rritje të ushqimeve.

Dhe ashtu si në takime të tjera, tensionet për bursën e këmbimit mes Uashingtonit dhe Pekinit mbeten të larta.

Zyrtarët amerikanë thonë se Kina e mban të zhvlerësuar me qëllim monedhën e vet për të fituar epërsi për eksportet. Por vende të tjera, përfshirë Brazilin i akuzojnë Shtetet e Bashkuara se po bëjnë të njëjtën gjë, duke përdorur politikën monetare të zhvlerësimit të dollarit.

Ekonomisti Stefan Shnajder i Deutche Bank thotë se debatet e vazhdueshme i pakësojnë shumë shanset për një kornizë të re globale.

“Mendoj se nuk do të jetë një përpjekje shumë e suksesshme. Duhet parë që kur takimi i 20-es u organizua gjatë krizës së fundit globale, të gjithë ishin në një objektiv të përbashkët, të gjithë donin të zmbrapsnin rececionin. Por që atëherë interesat kanë ndryshuar shumë”.

Ndërsa shumë vende bien dakord se standarde të qëndrueshme bankare dhe rregulla më të forta mund të parandalojnë një krizë tjetër, ka mosmarrëveshje për mënyrën sesi duhet të monitorohen vendet.

Por ministrja franceze e ekonomisë Kristinë Lagardë thotë se vëmendja tek rimëkëmbja dhe zhvillimi ekonomik në gjithë botën është diçka për të cilën të gjitha vendet mund të bien dakord.

“Vemendja do të përqendrohet tek përmirësimi i sistemit ndërkombëtar monetar, vendosja e transparencës, informacioni i duhur dhe rregullat e përshtatshme në drejtim të mallrave bazë dhe nënprodukteve të tyre. Do të ketë të bëjë me zbatimin e rregullave financiare kudo, në mënyrën e duhur dhe të koordinuar”.

Sesa koordinim dhe qëndrueshmëri do të ketë mbetet për t’u parë. Megjithë objektivin e grupit të 20-es që të nxjerrë rregulla të reja për të balancuar ekonominë globale dhe parandaluar kriza të reja, ekspertët thonë se një marrëveshje

XS
SM
MD
LG