Ditari - Vance: Kërcënimi më i madh ndaj sigurisë së Evropës vjen nga brenda, jo nga Rusia
Nënpresidenti amerikan JD Vance thotë se kërcënimi më i madh që i kanoset sot Evropës është tërheqja nga disa prej vlerave të saj më themelore, që ndan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Shqipëri, lufta kundër pasurive të krimit të organizuar është rritur gjatë viteve të fundit, por menaxhimi i tyre po has në vështirësi. Udhëheqësit e Kosovës mbajnë në Mynih takime të veçanta me të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për bisedimet, Peter Sorensen.