Ditari - Senati miraton Pete Hegseth për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
Votimi rezultoi në 51 vota pro dhe 50 kundër zotit Hegseth, për miratimin e kandidaturës të së cilit, u nevojit vota e nënpresidentit. Në Kosovë organizatat që vëzhgojnë zgjedhjet shprehën shqetësim për gjuhën e urrejtjes, diskriminimin dhe keqpërdorimin e burimeve publike në fushatë. Ndron jetë në moshën 95 vjeçare Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.