Ditari - Presidenti i zgjedhur Trump shpallet personi i vitit nga revista ‘Time’
Në Shqipëri, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj i tha Zërit të Amerikës se e konsideron një shkelje të kushtetutës, nisjen nga ana e Gjykatës së Lartë një ditë më parë të procedurave për zëvendësimin e saj. Gjykata e Lartë shpalli dje vakancën, duke konsideruar se Gjykata Kushtetuese nuk kishte përmbushur detyrimin kushtetues për të deklaruar përfundimin në 10 mars të vitit 2025, të mandatit të zonjës Zaçaj. Në Kosovë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se për zgjedhjet e reja paralamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm janë regjistruar 28 subjekte politike, gjashtë prej tyre nga komuniteti serb. Në Tiranë, studiues dhe diplomatë nderuan profesorin e shquar Peter Prifti me një takim përkujtimor në 100 vjetorin e lindjes së tij.
Episodet
-
dhjetor 09, 2024
Ditari- Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje