Ditari - Venecia: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të detyrueshme për t'u zbatuar
Komisioni i Venecias publikoi sot opinionin e tij mbi përplasjen mes parlamentit shqiptar dhe Gjykatës Kushtetutese lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Në disa paragrafë Komisioni e thekson qartazi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për t'u zbatuar dhe mbizoterojnë ndaj vendimeve të çdo institucioni tjetër. Në Prishtinë, ambasadori amerikan Jeff Hovenier tha sot se ka aktorë të huaj keqdashës që përmes shfrytëzimit të ndarjeve etnike duan të dëmtojnë demokracinë në Kosovë. Në Shkup, pati reagime të trupit diplomatik dhe të klasës politike lidhur me përcaktimin nga Departamenti i Shtetit të politikanit Artan Grubi dhe gjykatësit Enver Bexheti për korrupsion.
Episodet
-
dhjetor 09, 2024
Ditari- Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje