Lidhje

Nju Meksiko ndihmon banorët indigjenë të kërkojnë për familjarët e humbur


Raporte të qeverisë amerikane thonë se pjesëtarë të popullsisë indigjene përballen me rrezik me të lartë për zhduken, të përjetojnë dhunë ose të vriten. Siç njofton korrespondenti i Zërit të amerikës Gustavo Martínez Contreras, në shtetin jugperëndimor të Nju Meksikos disa familje indigjene po shfrytëzojnë një paketë ndihme për të zgjeruar përpjekjet e tyre për drejtësi.

Nju Meksiko ndihmon banorët indigjenë të kërkojnë për familjarët e humbur
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:20 0:00

Tiffany Reid, pjesëtare e popullsisë indigjene Navajo, u zhduk 20 vjet më parë.

Motra e saj e madhe, Deiandra Reid, ndihmon familjet indigjene që kanë humbur të dashurit e tyre, që të kuptojnë se çfarë ndodhi dhe të gjejnë drejtësi.

Deiandra Reid Koalicioni për të ndaluar dhunën kundër grave indigjene

“Ka rëndësi për mua. Jam e motivuar për të qenë zëri i motrës time. Gjithashtu, dua të ndihmoj familjet e tjera për të tejkaluar barrierat e sistemit ligjor me të cilat u përballëm para 20 vjetësh”, thotë Deiandra Reid me Koalicionin për Ndalimin e Dhunës ndaj Grave Indigjene.

Shteti Nju Meksiko ka numrin më të madh të popullsisë indigjene të zhdukur apo të vrarë, me disa raste që datojnë që nga vitet 1950.

Organizata e zonjës Reid ofron ndihmë për familjet indigjene që kërkojnë të dashurit e tyre që të shfrytëzojnë një program shtetëror që ofron deri në 3,000 dollarë për të mbuluar shpenzimet e lidhura me përpjekjet e tyre.

Shumë familje e përdorën fondin vitin e kaluar, përfshirë banoren Denise Carrillo. Ajo po kërkon motrën e saj Kristina, e cila u zhduk më 14 qershor të vitit 2022.

Denise Carrillo Kërkon motrën e Zhdukur

“Duhen shumë fonde për kërkimet dhe shumë familje kanë harxhuar para nga xhepi i tyre për të paguar vullnetarët dhe të tjerët që kanë ndihmuar në këto kërkime. Ka patur ekipe të tëra me qenë gjurmues duke hulumtuar për çdo kockë”, thotë zonja Carrillo.

Josett Monette është sekretare në Departamentin e Çështjeve Indigjene në shtetin Nju Meksiko. Ajo thotë se ndihma për të përballuar kostot e kërkimit për familjet është përmirësuar, por shteti ende duhet të gjejë mënyra më të mira për t'i ndihmuar ata.

Josett Monette Departamenti për Çështjet Indigjene në Nju Meksiko

“Historitë e këtyre familjeve më kanë motivuar të bëj gjithçka mundem për t’i shërbyer komunitetit. Ka disa gjëra për të cilat thjesht nuk kam përgjigje dhe kjo është me të vërtetë e vështirë për familjet. Është e vështirë edhe për ne”, thotë zonja Monette.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se në vitin 2020 pjesëtarët e popullsisë indigjene u renditën të dytët për shkallën e vrasjeve, krahasuar me të gjitha grupet e tjera racore dhe etnike.

XS
SM
MD
LG