Lidhje

10 të plagosur si pasojë e të shtënave me armë pranë një klubi privat në Nju Jork


10 persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Kuins të Nju Jorkut, mbrëmjen e parë të vitit të ri, njoftoi policia e Nju Jorkut të enjten në mëngjes.

Ngjarja ndodhi jashtë një klubi privat të mërkurën vonë. Të plagosurit, 6 gra dhe 4 burra, janë jashtë rrezikut për jetën, njoftoi policia.

Autoritetet thanë se 3 ose 4 burra hapën zjarr ndaj turmës jashtë klubit privat.

Dëshmitarët shprehën tronditjen e tyre duke përdorur mediat sociale ndërsa shpërndanë fotografi të momentit të mbërritjes në vendngjarje të punonjësve të rendit.

Policia përjashtoi mundësinë e një sulmi terrorist.

Ngjarja u regjistrua disa orë pas dy akteve të tjera të dhunës në Shtetet e Bashkuara.

Në Nju Orlins një kamionçinë mori përpara turmën e njerëzve që po festonin Vitin e Ri duke vrarë 15 persona ndërsa në Las Vegas një person vdiq dhe shtatë të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një makine Tesla jashtë hotelit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

XS
SM
MD
LG