Nënpresidentja Harris fiton në Distriktin e Kolumbias. Ajo ka tashmë 112 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 198. Duhen të paktën 270 për të fituar presidencën.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, u rizgjodh për një mandat të pestë në Dhomën e Përfaqësuesve
Zoti Johnson u bë kryetar pak më shumë se një vit më parë pasi tetë republikanë u bashkuan me demokratët për largimin e Kevin McCarthy-it nga kjo detyrë.
Ai trashëgoi shumë nga të njëjtat probleme me të cilat u përball pararendësi i tij kur bëhet fjalë për unifikimin e ligjvënësve. Atij iu desh të mbështetej në votat e demokratëve për ta mbajtur të hapur qeverinë federale dhe pati nevojë për ndihmën e tyre për të parandaluar atë lloj rebelimi që rrëzoi nga detyra zotin McCarthy-n.
Ish-Presidenti Trump fiton në shtetet Kansas dhe Iowa. Ai ka siguruar tashmë 210 vota elektorale, ndërsa Nënpresidentja Harris 112. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.
Nënpresidentja Harris fiton një prej katër votave elektorale të shtetit Maine. Ajo ka tashmë 113 vota, ndërsa ish-Presidenti Trump 210. Duhen të paktën 270 për të fituar presidencën.