Nënpresidentja Kamala Harris fiton në shtetin Delaware.
Sa kërcënime për bomba pati në Xhorxhia?
Nga 177 qendrat e votimit në bashkinë Fulton të Xhorxhias, 32 morën të martën kërcënime për bomba, tha shefi i policisë së qarkut W. Wade Yates. Disa nga kërcënimet u bënë drejtpërdrejt me telefonata në vendet ku po bëhej votimi, ndërsa të tjerat nëpërmjet telefonatave tek numri i urgjencës, ose u dërguan me email, tha zoti Yates.
Si rezultat, orari për votimin u zgjat në pesë qendra votimi në bashkinë Fulton të Xhorxhias, të cilat u mbyllën për pak kohë për shkak të kërcënimeve me bombë, që u përcaktuan si jo të besueshme. Orari i çdo vendvotimi është zgjatur për aq kohë sa pati qëndruar i mbyllur. Zgjatjet varionin nga 10 minuta në një vend, deri në 45 minuta në dy vendvotime të tjera.
Nënpresidentja Harris fiton në shtetin Illinois.
Republikanët një hap më pranë kontrollit të Senatit
Republikani Jim Justice parashikohet të fitojë një vend të hapur për senator në Virxhinian Perëndimore menjëherë pas mbylljes së votimeve. Kjo do t’u jepte republikanëve kontroll të barabartë 50 me 50 në Senatin e përbërë nga 100 vende. Vendin në fjalë e kishte Joe Manchin, ish-senator demokrat i kthyer në i pavarur.
Bilanci mund të vazhdojë të ndryshojë gjatë natës, ndërsa mbërrijnë rezultatet nga garat e tjera.