Ish-Presidenti Donald Trump fiton në shtetin e Xhorxhias.
Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 210 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 246. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.
Nënpresidentja Kamala Harris nuk do të flasë përpara mbështetësve të saj këtë mbrëmje. Ajo do t'u drejtohet atyre të mërkurën. Njoftimin e bëri një nga drejtuesit e fushatës së saj.
Deri tani Nënpresidentja Harris ka siguruar 210 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 230. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.
Nënpresidentja Kamala Harris fiton Hauai. Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 209 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 230. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.