Ish-Presidenti Trump fiton në shtetet Kansas dhe Iowa. Ai ka siguruar tashmë 210 vota elektorale, ndërsa Nënpresidentja Harris 112. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, u rizgjodh për një mandat të pestë në Dhomën e Përfaqësuesve
Zoti Johnson u bë kryetar pak më shumë se një vit më parë pasi tetë republikanë u bashkuan me demokratët për largimin e Kevin McCarthy-it nga kjo detyrë.
Ai trashëgoi shumë nga të njëjtat probleme me të cilat u përball pararendësi i tij kur bëhet fjalë për unifikimin e ligjvënësve. Atij iu desh të mbështetej në votat e demokratëve për ta mbajtur të hapur qeverinë federale dhe pati nevojë për ndihmën e tyre për të parandaluar atë lloj rebelimi që rrëzoi nga detyra zotin McCarthy-n.
Nënpresidentja Harris fiton në Distriktin e Kolumbias. Ajo ka tashmë 112 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 198. Duhen të paktën 270 për të fituar presidencën.
Rizgjidhet udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve Hakeem Jeffries
Udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve Hakeem Jeffries u rizgjodh për një mandat të shtatë
Ai pasoi Nancy Pelosin si drejtues i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi republikanët fituan kontrollin e dhomës në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022 dhe demokratët kërkuan një ndryshim brezash në udhëheqje.