Ish-Presidenti Trump fiton në shtetin Teksas.
Ai ka tashmë 178 vota elektorale, ndërsa Nënpresidentja Harris 99. Nevojiten të paktën 270 vota elektorale për të fituar presidencën.
Ish-Presidenti Trump fiton në shtetet Nebraska, Dakota e Veriut, Dakota e Jugut, Luiziana, Uajoming dhe Ohajo. Ndërsa, Nënpresidentja Harris ka fituar në Nju Jork.
Sipas përllogaritjes më të fundit, ish-Presidenti Trump ka siguruar deri më tani 137 vota zgjedhore dhe Nënpresidentja Harris 99.
Republikanët një hap më pranë kontrollit të Senatit
Republikani Jim Justice parashikohet të fitojë një vend të hapur për senator në Virxhinian Perëndimore menjëherë pas mbylljes së votimeve. Kjo do t’u jepte republikanëve kontroll të barabartë 50 me 50 në Senatin e përbërë nga 100 vende. Vendin në fjalë e kishte Joe Manchin, ish-senator demokrat i kthyer në i pavarur.
Bilanci mund të vazhdojë të ndryshojë gjatë natës, ndërsa mbërrijnë rezultatet nga garat e tjera.