Ish-Presidenti Donald Trump fiton në shtetin Arkansas.
Videot dezinformuese imitojnë FBI-në
FBI-ja paralajmëron se disa video të montuara po keqpërdorin emrin dhe stemën e saj për të përhapur pretendime të rreme për probleme në votime.
Një deklaratë me shkrim që supozohet se vjen nga FBI-ja u kërkon mediave dhe blogerëve që të mos publikojnë informacione rreth sulmeve në qendrat e votimit, duke thënë se shpërndarja e historive për dhunën mund të shkaktojë rritje të incidenteve të tilla. FBI thotë se kjo deklaratë është e rreme dhe nuk ka ardhur nga kjo agjenci.
Në Karolinën e Jugut ka fituar ish-Presidenti Donald Trump.
Rezultatet më të fundit
Sipas parashikimeve më të fundit, ish-Presidenti Trump ka fituar edhe në shtetet Mississippi, Alabama, Oklahoma, Tennessee dhe Florida, ndërsa Nënpresidentja Harris ka fituar edhe në shtetet Merilend, Connecticut, Massachusets dhe Rhode Island.