Lidhje

Donald Trump zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara

Zgjedhjet presidenciale në SHBA. Amerikanët votuan për demokraten Kamala Harris dhe republikanin Donald Trump, dy kandidatë me pikëpamje të ndryshme mbi të ardhmen e fuqisë më të madhe ekonomike dhe ushtarake në botë.

00:53 6.11.2024

Të dhëna të mëtejshme nga anketimet pas votimit

Sipas të dhënave të anketimit të firmës Edison Research, të publikuara nga agjencia e lajmeve Reuters:

* 44% e votuesve në mbarë vendin thanë se kishin një pikëpamje të favorshme për zotin Trump, krahasuar me 46% që ishin shprehur kështu në anketimin e firmës Edison Research në vitin 2020. 54% e shohin atë në mënyrë të pafavorshme, krahasuar me 52% në 2020.

* 48% e votuesve në mbarë vendin thanë se kishin një pikëpamje të favorshme për zonjën Harris, krahasuar me 52% që thanë të njëjtën gjë për Presidentin Biden në anketimin e firmës Edison Research në vitin 2020. 50% e shohin atë në mënyrë jo të favorshme, krahasuar me 46% që e shihnin zotin Biden kështu në vitin 2020.

* 31% e votuesve në mbarë vendin thanë se ekonomia ishte më e rëndësishmja për të vendosur se si të votonin në zgjedhjet presidenciale. 11% përmendën emigracionin, 14% abortin, 34% gjendjen e demokracisë, 4% politikën e jashtme.

* 45% e votuesve në mbarë vendin thanë se gjendja financiare e familjes së tyre ishte më e keqe se sa ishte katër vjet më parë, krahasuar me 20% që thanë kështu në anketimin e firmës Edison Research në vitin 2020. 24% thanë se ishin më mirë se katër vite më parë, krahasuar me 41% në 2020. 31% thanë se gjendja e tyre financiare ishte e pandryshuar.

* 51% e votuesve në mbarë vendin thanë se i besojnë më shumë ish-Presidentit Trump për të menaxhuar ekonominë, ndërsa 47% thanë se i besojnë më shumë Nënpresidentes Harris.

00:38 6.11.2024

Të paktën gjashtë gazetarëve iu mohua akreditimi nga ekipi elektoral i ish-Presidentit Donald Trump

Të paktën gjashtë gazetarëve iu mohua akreditimi i medias për të mbuluar aktivitetin për ndjekjen e rezultateve të zgjedhjeve të ekipit të ish-Presidentit Donald Trump në Florida për shkak të mbulimit të tyre në media të kandidatit presidencial republikan.

Zëri i Amerikës konfirmoi se gjashtë gazetarët punojnë për faqet mediatike Axios, Politico dhe Puck.

Në rastin e Politico-s, tre gazetarë dhe një fotograf ishin miratuar fillimisht për të marrë pjesë në aktivitet, por të martën zbuluan se kredencialet e tyre ishin mohuar.

Një person me dijeni për këtë çështje i tha Zërit të Amerikës se vendimi duket se ishte i lidhur me artikujt në revistën Politico për një nacionalist të bardhë, i cili kishte punuar në ekipin elektoral të zotit Trump në Pensilvani dhe që më vonë u pushua nga puna.

00:27 6.11.2024

Anketimi: Shumica e votuesve thonë se demokracia amerikane është në rrezik

Gati tre të katërtat e votuesve në zgjedhjet presidenciale të së martës thonë se demokracia amerikane është nën kërcënim, sipas anketimeve paraprake në nivel kombëtar nga firma “Edison Research”, duke reflektuar ankthin e thellë me të cilin përballet vendi pas një fushate të nxehtë elektorale ndërmjet kandidates demokrate Kamala Harris dhe kandidatit republikan Donald Trump.

Demokracia dhe ekonomia renditen deri tani si çështjet më të rëndësishme për votuesit, me rreth një të tretën e të anketuarve që përmendin secilën, të ndjekur nga aborti dhe emigracioni me 14% dhe 11%, treguan të dhënat. Anketimi tregoi se 73% e votuesve besonin se demokracia ishte në rrezik, kundrejt vetëm 25% që thanë se ishte e sigurt.

Të dhënat nënvizojnë shkallën e polarizimit në një vend, ndasitë e të cilit vetëm u theksuan gjatë një gare të ashpër konkurruese.

23:53 5.11.2024

Ngarko më shumë

XS
SM
MD
LG