Lidhje

A do t’i heqë Uashingtoni Kievit kufizimet mbi armët? Flasin analistët  


Russia Ukraine War Long Range
Russia Ukraine War Long Range

Presidenti Joe Biden u takua me kryeministrin britanik Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë të premten për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën, mes kërkesve të shumta nga Kievi për partnerët perëndimorë për të hequr kufizimet në përdorimin e raketave të tyre me rreze të gjatë veprimi. Ukraina thotë se një gjë e tillë do të mundësonte goditjen e objektivave ushtarake më në thellësi të territorit rus.

A do t’i heqë Uashingtoni - Kievit kufizimet mbi armët? Flasin analistët
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:45 0:00

Pas më shumë se dy vjet e gjysmë Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës ndërsa presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri britanik Keir Starmer u takuan në Shtëpinë e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të qëndrojnë krah jush për të ndihmuar Ukrainën, ndërsa ajo mbrohet nga agresioni i Rusisë. Është e qartë se Presidenti rus Vladimir Putin nuk do ta fitojë këtë luftë”, deklaroi zoti Biden.

“Mendoj se javët dhe muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtare. Është shumë, shumë e rëndësishme që ne të mbështesim Ukrainën në këtë luftë jetike për liri”, deklaroi Kryeministri britanik.

Ky takimi vjen pasi aleatët perëndimorë po shqyrtojnë mundësinë për ndryshimin e politikës së tyre për të lejuar Ukrainën për të përdorur armë me rreze të gjatë të dhëna nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania për të goditur thellë në territorin rus. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy prej kohësh ka këruar këtë.

“Vonesat në këtë proces do të lejojnë Rusinë të zhvendosë objektivat ushtarake më thellë në territorin e saj”, ka thënë zoti Zelenskyy.

Moska ka paralajmëruar se armatosja e Kievit me armë me rreze të gjatë do të përshkallëzonte konfliktin përtej Ukrainës.

“Kjo do të thotë se vendet e NATO-s, Shtetet e Bashkuara, vendet evropiane janë në luftë me Rusinë”, deklaroi Presidenti rus.

Ndërsa zoti Biden po shqyrton vendimin, ekspertët thonë se duhen marrë parasysh perspektivat për përshkallëzimin e konfliktit me Rusinë, një fuqi bërthamore. Ndërsa Shtëpia e Bardhë thotë tani për tani nuk ka një ndryshim, disa analistë thonë se diskutimet po zhvillohen.

“Unë mendoj se do të arrijmë në një pikë kur ukrainasit do të përdorin raketa perëndimore për të goditur thellë brenda territorit rus. Pyetja është nëse kjo do të sjellë një ndryshim domethënës për zhvillimin aktual të luftës”, thotë Dalibor Rohac, nga American Enterprise Institute.

Një tjetër çështje që adaministrata Biden po shqyrton janë edhe paralajmërimet nga agjencitë amerikane të inteligjencës se Rusia mund të përgjigjet duke ndihmuar Iranin të godasë forcat amerikane në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë Izraelin dhe Hamasin që të arrijnë një armëpushim në Gazë, një çështje që presidenti Biden dhe kryeministri britanik gjithashtu e diskutuan të premten.

Javën e kaluar, qeveria e zotit Starmer njoftoi se do të pezullonte disa licenca të eksportit të armëve në Izrael. Administrata e zotit Biden i ka rezistuar trysnisë nga demokratët progresivë apo myslimanët dhe arabo-amerikanët për të miratuar kufizime të tilla.

XS
SM
MD
LG