Ditari - Shqipëri, ndryshon kupola drejtuese e policisë
I dërguari evropian për bisedimet Miroslav Lajçak tha sot në Prishtinë se është rënë dakord që së shpejti të ketë një raund të ri negociatash mes Kosovës dhe Serbisë për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Në Shqipëri, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha njoftoi ndryshimin e të gjithë strukturës drejtuese të policisë duke thënë se ka ardhur koha për një brez të ri drejtuesish. Në Nju Jork, krimi i lidhur me emigrantët ka shtuar shqetësimin tek banorë të qytetit. Zëri i Amerikës bisedoi me zyrtarë, aktivistë dhe emigrantë në Nju Jork mbi këtë çështje të debatueshme.
Episodet
-
dhjetor 19, 2024
Ditari- Kosova ka rreth 1 milionë e 600 mijë banorë
-
dhjetor 18, 2024
Ditari - Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
-
dhjetor 17, 2024
Ditari - Bisedimet me BE-në, Shqipëria hap një tjetër grupkapitujsh
-
dhjetor 16, 2024
Ditari - Raporti: Autoritetet serbe kanë përgjuar gazetarët