Juria që do të vendosë mbi fatin e ish Presidentit Donald Trump në gjyqin penal kundër tij ka dalë me vendim, tha të enjten gjykatësi i Nju Jorkut.
Zyrtarët e gjykatës nuk thanë nëse juria e ka gjetur zotin Trump fajtor apo të pafajshëm për akuzat se ka falsikuar të dhënat e biznesit për të fshehur pagesën e bërë ndaj aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes së saj, gjatë zgjedhjeve të 2016.
Juria pritet të njoftojë vendimin së shpejti.