Lidhje

Presidenti Biden mund të firmosë javën tjetër urdhër ekzekutiv për emigracionin


Presidenti Joe Biden pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për migracionin në një përpjekje për të forcuar kontrollin në kufirin SHBA-Meksikë, thanë të enjten për agjencinë Reuters dy burime që kanë dijeni mbi planet.

Urdhri i Presidentit Biden ka të ngjarë të ndalojë shqyrtimin e kërkesave për azil dhe të refuzojë hyrjen e migrantëve pasi të arrihet një kuotë e caktuar ditore, thanë burimet.

Demokrati Joe Biden, i cili po kërkon një mandat tjetër 5 vjeçar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, ka ashpërsuar qasjen ndaj sigurisë kufitare gjatë muajve të fundit pasi emigracioni është renditur si një shqetësim kryesor mes votuesve amerikanë.

Republikanët, duke përfshirë kundërshtarin e tij, ish-presidentin Donald Trump, e kanë kritikuar Pesidentin Biden se është tërhequr nga politikat kufizuese për migracionin të vendosura gjatë administratës Trump dhe se ka dështuar të frenojnë numrin e lartë të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë kufirin.

Burimet nënvizuan se Presidenti Biden nuk ka dhënë ende miratimin përfundimtar për planin. Njoftimi mund të bëhet të martën, shtuan burimet. Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentonte.

XS
SM
MD
LG