Lidhje

SHBA, plan për të përshpejtuar procesin e dëbimit të imigrantëve


Election 2024 Biden Immigration
Election 2024 Biden Immigration

Administrata e Presidentit Biden po krijon një proces të ri që synon të shkurtojë kohën e vendosjes për emigrantët e sapoardhur në gjykatat e imigracionit nga disa vite në afërsisht gjashtë muaj. Vendimi vjen në një kohë kur emigracioni është një shqetësim në rritje për votuesit.

Sipas iniciativës së shpallur të enjten, emigrantët e pamartuar do të dërgohen në pesë qytete, ku një grup i përzgjedhur gjyqtarësh do të shqyrtojë çështjet e tyre brenda 180 ditëve.

Ky do të jetë një përparim i madh në shqyrtimin e çështjeve në sistemin e mbingarkuar të imigracionit, i cili tani merr mesatarisht katër vjet për shqyrtimin e një rasti. Vendimet e shpejta për çështjet e imigrantëve do të ndihmojnë autoritetet të dëbojnë më shpejt njerëzit që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend.

Por nuk është e qartë se sa imigrantë do të kalojnë përmes këtij procesi të ri, një çështje që tashmë ka ngritur pikëpyetje rreth efektshmërisë së tij. Detajet u parashtruan nga zyrtarë të lartë të administratës amerikane gjatë një telefonate me gazetarët të enjten. Ata folën në kushte anonimiteti.

Listat e çështjeve të emigrantëve do të dërgohen në Atlanta, Boston, Çikago, Los Anxhelos dhe Nju Jork. Zyrtarët thanë se këto qytete u zgjodhën sepse gjykatësit e tyre kishin më shumë kohë të shqyrtonin rastet e imigrantëve të sapo ardhur. Sipas tyre, këto qytete të mëdha janë destinacion kryesor i imigrantëve.

Tani, kur imigrantët mbërrijnë, veçanërisht familjet, ata pothuajse gjithmonë lirohen ligjërisht në vend, ku presin datat e gjyqit të tyre të azilit, një proces që zgjat me vite.

XS
SM
MD
LG