Ditari - Studimi: Shqipëria në vend të fundit lidhur me besimin e qytetarëve tek shkencëtarët
Në një studim mbi besimin tek shkenca dhe shkencëtarët në vende të ndryshme të botës, Shqipëria renditet e fundit krah Bolivisë dhe Kazakistanit. Sipas studimit, shkaqet lidhen me mangësitë në komunikimin e shkencëtarëve me publikun si dhe pjesmarrjen e tyre të ulët në hartimin e politikave të ndryshme në vend me ndikim në jetën shoqërore. Qeveria e Kosovës paralajmëron se ditët në vijim do të publikojë një listë prej dhjetë masash për t’u siguruar që çështja e dinarit të mos dëmtojë qytetarët e komunitetit serb. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi foli për këto masa me pjesëtarë të këtij komuniteti në Graçanicë. Kritikët e Kryeministrit hungarez, Viktor Orban thonë se ai e ka forcuar kontrollin e pushtetit duke e gërryer demokracinë dhe ka shkaktuar probleme për unitetin evropian. Zoti Orban beson se së shpejti do të ketë aleatë të rinj në Perëndim, duke shpresuar tek fitorja e ish-presidentit Donald Trump në nëntor.
Episodet
-
dhjetor 19, 2024
Ditari- Kosova ka rreth 1 milionë e 600 mijë banorë
-
dhjetor 18, 2024
Ditari - Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
-
dhjetor 17, 2024
Ditari - Bisedimet me BE-në, Shqipëria hap një tjetër grupkapitujsh
-
dhjetor 16, 2024
Ditari - Raporti: Autoritetet serbe kanë përgjuar gazetarët