Lidhje

Ditari - Trump dhe Haley përballen në zgjedhjet paraprake republikane në Nju Hempshër


Ditari - Trump dhe Haley përballen në zgjedhjet paraprake republikane në Nju Hempshër
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi se ka marrë listën e nënshkruesve të peticionit për largimin e kryetarit aktual të komunës së Zubin Potokut, ndërsa po pret listat nga tri komunat e tjera veriore, të banuara me shumicë serbe. Verifikimi i listave i hap rrugë procesit të zgjedhje në këto komuna. Në Shqipëri, ish-Kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen e privatizimit të ish-Klubit sportiv Partizani. Prej dhjetorit të kaluar, zoti Berisha ndodhet në arrest shtëpie. Ish-Presidenti Donald Trump dhe ish-Guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley përballen sot në zgjedhjet paraprake republikane në shtetin Nju Hempshër. Anketat paraprake nxjerrin fitues ish presidentin Trump.

Episodet

Shiko gjithë episodet
XS
SM
MD
LG