Lidhje

Ish ministrit Beqaj i kontrollohet banesa


Policia dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve kontrolluan me urdhër të SPAK-ut banesën e ish ministrit socialist të shëndetësisë, Ilir Beqaj, si dhe një rrjet farmacish, pas dyshimeve për lidhje klienteliste midis tyre.

Media vendase ka raportuar për kontroll telefonash dhe kompjuterash në banesën e tij, pas dyshimeve se atje mund të gjendeshin të dhëna dhe dokumenta, që mund të provonin lidhje të ish drejtuesit të ministrisë së shëndetësisë me rrjete farmaceutike.

Avokati i zotit Beqaj tha sot se ai është i gatshëm të hetohet dhe që sekuestrimi i kompjuterave dhe telefonave janë masa të zakonshme, që po merren edhe ndaj personave të tjerë nën hetim.

Ish-ministri Beqaj konfirmoi për mediat kontrollin në banesë, por mohoi marrëdhënie financiare me sipërmarrje farmaceutike, ndërsa u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme si çdo të premte, si masë sigurie në hetimet mbi një çështje tjetër hetimore.

Ai është nën hetim për shpërdorim detyre në bashkëpunim mbi procedurat e koncensionit të koncensionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Sipërmarrësi i atij koncensioni, Ilir Rrapaj, dhe ish zëvendës ministri Klodian Rrjepaj u arrestuan në gusht nën dyshimet për korrupsion me kontratën 100 milionë euro për 10 vite.

XS
SM
MD
LG