Lidhje

Maine: të paktën 18 të vrarë, 13 të plagosur; autori nuk është kapur ende  


Foto composición tiroteo en Maine
Foto composición tiroteo en Maine

18 persona kanë mbetur të vrarë dhe 13 të plgosur, kur një person, i identifikuar si Robert Card, hapi zjarr në një lokal, në qytetin Lewiston të shtetit Maine, njoftuan autoritetet.

Autori i dyshuar, që sipas autoriteteve është i trajnuar për përdorimin e armëve, nuk është kapur ende.

Prej orësh të tëra, me qindra punonjës policie, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të dyshuarit, ndërsa banorëve të Lewistonit, qyteti i dytë më i madh në shtetin e Mainit u është kërkuar të mbyllen në shtëpi.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 7 të mbrëmjes me orën lokale, të mërkurën, në një bar sportiv. Autoritetet e rendit, e identifikuan 40 vjeçarin Robert Card si instruktor për përdorimin e armëve të zjarrit. Ai besohet se ishte rezervist i ushtrisë amerikane.

Sipas të dhënave paraprake, Robert Card kishte probleme të shëndetit mendor dhe i ishte nënshtruar një trajtimi për afro 2 javësh para disa muajsh. Nuk janë dhënë më tepër detaje mbi trajtimin apo gjendjen e tij.

Ky është rasti i 36 i vrasdjeve në masë në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij viti.

Presidenti Joe Biden është informuar dhe do të vazhdojë të marrë përditësime, tha një zyrtar në Uashington.

XS
SM
MD
LG