Lidhje

Shqipëri, nis viti i ri shkollor


Dita e parë e shkollës
Dita e parë e shkollës

Viti i ri shkollor nisi sot në Shqipëri për afro 366 mijë nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm.

Sivjet u regjistruan më shumë nxënës në shkollat profesionale, ndërsa pjesa më e madhe e nxënësve është përqëndruar në kryeqytet, ku edhe janë hapur më shumë shkolla të reja.

Në disa qarqe të tjera njoftohet pakësim i nxënësve për shkak të lëvizjeve demografike.

Shqipëri, nis viti i ri shkollor
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:27 0:00

Në Shqipëri nisi sot viti i ri shkollor me libra falas për të gjithë fëmijët e arsimit nëntëvjeçar me kushte më të mira studimi dhe sigurie.

Autoritetet njoftuan se nga klasa e parë deri në të 12-tën janë regjistruar mbi 350 mjë fëmijë, ku duhen shtuar edhe mbi 16 mijë e 500 nxënës të shkollave profesionale.

Në klasat e para nisin Abetaren 29 mijë fëmijë, pothuajse po aq sa një vit më parë, ndërsa klasat e dhjeta, ose vitin e parë gjimnaz e nisën sot 27 mijë nxënës, ose afro një mijë më pak se vitin e kaluar.

Në vitin e parë të shkollave profesionale janë regjistruar rishtas mbi 4 mijë e 200 nxënës, duke shënuar rritje të interesit për këto shkolla.

Klasat nuk do të kenë më shumë 30 nxënës dhe kjo masë e re ka ardhur prej shtimit të shkollave, si dhe të uljes së numrit të fëmijëve në shumë krahina të vendit.

Kryeqyteti ka sivjet 10 shkolla të reja, ka mënjaruar mësimin me turne në pothuaj gjithë territorin e vet, ndërsa policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë përreth shkollave, duke shtuar trupat dhe masat policore pranë tyre.

Tirana kujdeset për afro gjysmën e nxënësve të Shqipërisë; ajo ka në shkollat e saj 170 mijë nxënës nga klasa e parë në atë të 12-të nga 350 mijë, që ka gjithë vendi.

Durrësi regjistroi sot mbi 29 mijë nxënës, nga të cilët afro 21 mijë në shkollat 9-vjeçare dhe pjesa tjetër në gjimnaze.

Qyteti i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë ka sivjet afro 2 mijë e 500 fëmijë në klasën e parë, afro një mijë më shumë se vjet.

14 shkolla në Durrësit vazhdojnë të riparohen prej tërmetit, ndërsa në shumë shkolla të tjera mësimi kryhet me dy turne.

Korça ka regjistruar sivjet afro 20 mijë nxënës në arsimin 12-vjeçar, ndërsa njoftohen pakësime të disa klasave, mbyllje dhe bashkime të disa shkollave për shkak të numrit të nxënësve.

Të dhëna ende të pjesshme flasin për mbyllje të një numri shkollash në veri dhe në jug të vendit si dhe për pakësim të numrave të nxënësve nëpër klasa për shkak të lëvizjeve të brendshme të popullatës si dhe për shkak të emigrimit të jashtëm.

Sivjet ministri avendosi që fëmijët e tre klasave të para nuk do t’i dorëzojnë librat në fund të vitit, për shkaqe pedagogjike.

Zyrtarët bënë të ditur se libra falas kanë marrë po ashtu në arsimin e mesëm fëmijë që vijnë nga familje në nevojë, fëmijë pa prindër, ata me aftësi ndryshe, pjesëtarë të bashkësive rome e egjitiane, dhe 16 kategori të ndryshme me vështirësi ekonomike.

XS
SM
MD
LG