Ditari- Shqipëri, mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve shkakton vonesa për çështjet gjyqësore
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna mbi 380 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa aktualisht gjykatat po punojnë me një numër të kufizuar gjyqtarësh, duke shkaktuar vonesa për çështjet gjyqësore. Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut fillon viti i ri shkollor. Miratimi i një ligji që kriminalizon shpifjen në Republikën Serbe të Bosnjës, ka përfshirë në debate të ashpra ligjvënësit opozitarë, vëzhguesit e medias dhe Bashkimin Evropian.