Lidhje

Presidenti Begaj: Sulmet kibernetike nga Irani janë shtuar


Mbledhja e Këshillit të Sigurisë kombëtare
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë kombëtare

Thuajse një vit nga sulmi ndaj infrastrukturës digjitale të Shqipërisë, Presidenti Bajram Begaj tha sot se aktorët kërcënues kibernetikë, kryesisht të mbështetur dhe të financuar nga Republika Islamike e Iranit, e kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre. Këto komente Kreu i Shtetit, i bëri në hapje të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, të thirrur prej tij për të vlerësuar pikërisht gjendjen e sigurisë kibernetike dhe masat e marra.

Presidenti Begaj: Sulmet kibernetike nga Irani janë shtuar
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:33 0:00

Presidenti Begaj tha se “sulmet janë shtuar në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuara dhe më komplekse duke rritur shkallën e vështirësisë së përballimit të tyre”. Ai bëri më pas të ditur se kërcënimet nga Irani ndaj sigurisë kombëtare, nuk lidhen vetëm me sulmet kibernetike, por dhe me ato në formën e propagandës apo me natyrë hibride.

Në mesin e korrikut të vitit të kaluar Shqipëria u gjend nën sulme masive, duke nxjerrë jashtë funksionet pjesën dërrmuese të shërbimeve publike online. Pak ditë më pas, kryeministri Rama tha se “ky është një agresion i organizuar nga një shtet”. Një hetim, në të cilin u angazhuan dhe skuadra të Microsoft-it, si dhe ekspertë amerikanë, përfshirë FBI-në, zbuloi se “agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është dhe orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit”, deklaroi në fillim të shtatorit zoti Rama, duke njoftuar se si “një masë proporcionale”, qeveria kishte vendosur ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Shqipëria mori një mbështetje të hapur ndërkombëtare, veçanërit nga Shtetet e Bashkuara, të cilat më 9 shtator, vendosën sanksione të reja ndaj Ministrisë iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë dhe ministrit të saj. Pak orë më pas një tjetër sulm kibernetik goditi sistemet e policisë shqiptare, duke krijuar vështirësi, veçanërisht në pikat e kalimit kufitar

Pavarësisht garancive të autoriteteve se të dhënat nuk ishin prekur, periodikisht materialet e grabitura, u hodhën online, që nga emailet e kryeministrit, te numrat e celularëve, apo dhe komunikimet e drejtorit të policisë.

XS
SM
MD
LG