Lidhje

Takimet e nivelit të lartë sinjalizojnë për përmirësim në marrëdhëniet SHBA-Kinë


CHINA-US/TARIFF
CHINA-US/TARIFF

Ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao ishte në Shtetet e Bashkuara këtë javë, për takime me Sekretaren amerikane të Tregtisë, Gina Raimondo dhe Përfaqësuesen për Çështjet Tregtare, Katherine Tai. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, takimet u mbajën disa ditë pasi Presidenti Joe Biden sinjalizoi për një përmirësim të marrëdhënieve dypalëshe të rënduara nga problemet e tregtisë dhe të sigurisë, si dhe nga rrëzimi nga avionët amerikanë në muajin shkurt të një balone përgjimi kineze që përshkonte territorin e Shteteve të Bashkuara.

Takimet e nivelit të lartë sinjalizojnë për përmirësim në marrëdhëniet SHBA-Kinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00

Një sinjal i qartë u dha nga Presidenti Joe Biden për marrëdhënien SHBA – Kinë.

“Një balonë që kishte pajisje përgjimi sa për të mbushur dy vagonë treni fluturonte mbi Shtetet e Bashkuara; balonën e rrëzuam dhe gjithçka ndryshoi për sa i përket dialogut me njëri-tjetrin”, tha Presidenti Biden.

Presidenti Biden iu referua kështu balonës përgjuese kineze që fluturoi mbi territorin amerikan në shkurt. Incidenti shkaktoi indinjatë tek të dyja palët politike në Shtetet e Bashkuara dhe anulmin e vizitës së Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Pekin.

“Është shkelje e sovranitetit tonë. Është shkelje e ligjit ndërkombëtar”, tha Sekretari Blinken.

Por, në një takim në Vjenë më herët këtë muaj me zyrtarin e lartë kinez për politikën e jashtme Wang Yi, këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara synojnë ta lënë pas këtë incident.

Pas kësaj, u shënuan kontakte të nivelit të lartë, përfshirë një takim të enjten mes Sekretares së Tregtisë Gina Raimondo dhe homologut kinez, Wang Wentao.

Zotit Wang u takua të premten edhe me Përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara për Tregtinë, Katherine Tai.

“Mendoj se mbajtja hapur e këtyre kanaleve të komunikimit, është pjesë thelbësore e strategjisë tonë me Kinën, që tashmë është kombinim i një balance delikate mes konkurencës dhe bashkëpunimit”, thotë Yun Sun, nga Qendra “Stimson”.

Përtej dëshirës për të treguar se mund të menaxhojë konkurencën me Kinën dhe ndërsa përpiqet për të bashkëpunuar për çështje si lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe ndalimin e trafikut të fentanilit, zoti Yun thotë se Uashingtoni kërkon që Pekini të jetë një forcë konstruktive për luftën në Ukrainë.

Ndërkohë, Kina kërkon të përfitojë nga një marrëdhënie e tillë për çështjet që janë të rëndësishme për të, si kufizimet amerikane ndaj teknologjisë së gjysmëpërçuesve.

Një faktor që i nxit të dyja palët për të përmirësuar marrëdhëniet është takimi i udhëheqësve të APEC-ut, (Forumit Ekonomik të Azi-Paqësorit) që Shtetet e Bashkuara do të organizojnë në nëntor në San Françisko.

“Për Xi Jinpingun, që e konsideron veten, apo Kinën, ndër themeluesit e APEC-ut, ai dëshiron vërtet që të jetë në atë takim. Dhe prania aty e presidentit kinez, pa praninë e Putinit, do të jetë një arritje e madhe për administratën Biden”, thotë Dennis Wilder, nga Universiteti Georgetown.

Nëse zoti Xi do të marrë pjesë në takimin e APEC-ut, atëherë do të krijohet mundësia për një takim të veçantë me Presidentin Biden. Ky do të ishte takimi i tyre i dytë, që nga takimi në kuadrin e G20-tës në Bali, nëntorin e kaluar.

XS
SM
MD
LG