Lidhje

AP: Biden do t'i verë veton një projektligji republikan për imigracionin


Immigration Asylum
Immigration Asylum

UASHINGTON (AP) – Presidenti Joe Biden do t’i vërë veton një projektligji të republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve që synon të kufizojë azilin, të ndërtojë më shumë mure kufitare dhe të shkurtojë një program që u jep emigrantëve mundësinë për të qëndruar ligjërisht në SHBA për dy vjet, tha një zyrtar i administratës të hënën.

Republikanët po përpiqen të përfitojnë nga rritja e vëmendjes ndaj çështjes së imigracionit këtë javë ndërsa pritet të skadojnë kufizimet për COVID-19 që u dhanë mundësi autoriteteve kufitare të kthejnë me shpejtësi shumë migrantë që kalonin kufirin ilegalisht. Ata synojnë të votojnë Ligjin e Sigurimit të Kufirit të enjten – në të njëjtën ditë kur skadojnë kompetencat e këtij programi. Zyrtarët kanë parë tashmë një rritje të emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë dhe po përgatiten edhe për më shumë të tjerë.

Legjislacioni përfaqëson propozimin e parë madhor të politikës së imigracionit nga republikanët që nga koha e administratës së ish-presidentit Trump, kur kundërshtarët e linjës së ashpër të imigracionit kontrollonin Shtëpinë e Bardhë. Projektligji prej 213 faqesh ringjall një sërë politikash të zotit Trump, të tilla si ndërtimi i barrierave përgjatë qindra kilometrave të vendit kufitar, dhe në disa raste, shkon përtej politikave agresive të ish-presidentit.

Ka pak shanse që projekt-ligji të miratohet në Senatin e kontrolluar nga demokratët dhe përballet me kundërshtime nga disa republikanë që përfaqësojnë zonat bujqësore lidhur me kërkesat që bizneset të verifikojnë statusin e ligjshëm të imigracionit të punonjësve.

Por nëse do të përfundonte në tavolinën e presidentit, ai do t’i vinte veton, tha zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për një vendim që ende nuk është shpallur dhe foli për agjencinë Associated Press në kushte anonimiteti.

Projektligji parashikon shkurtimin e programit që lejon zyrtarët amerikanë të kthejnë shpejt emigrantët nga Venezuela, Haiti, Kuba dhe Nikaragua.

Administrata e zotit Biden ka argumentuar prej kohësh se Kongresi duhet të veprojë në kufi në mënyrë që të rregullojë problemet e mëdha që kanë çuar në një numër rekord njerëzish që kalojnë ilegalisht. Por kjo nuk është mënyra për ta bërë këtë, sipas pikëpamjes së Shtëpisë së Bardhë.

Rregullat e reja të rrepta që do të hyjnë në fuqi këtë javë kufizojnë numrin e njerëzve që mund të kërkojnë azil në kufi dhe në vend të kësaj inkurajojnë migrantët të mos ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm dhe vdekjeprurës në veri dhe të aplikojnë për azil përmes një aplikacioni të ri ose në një nga qendrat rajonale të hapura si në Guatemalë ashtu edhe Kolumbi.

XS
SM
MD
LG