Lidhje

‘Fox News’ kundërshton përpjekjet për zbardhjen e dokumenteve të gjyqit që i kushtoi 787 milionë dollarë


Rrjeti televiziv “Fox News” kundërshtoi përpjekjet e disa organizatave mediatike, për zbardhjen dokumenteve që lidhen me padinë për shpifje kundër agjencisë, ngritur nga kompania e prodhimit të makinave elektronike të votimit ‘Dominion’. Përfaqësuesit e “Fox News”-it thanë se kjo nuk do të bënte gjë tjetër veçse “të kënaqte urryesit e t‘i jepte zë një skandali publik”.

Agjencia “Associated Press”, gazeta “New York Times” dhe Radio Publike Kombëtare, i kërkuan një gjyqtari në Delauer në fillim të javës, që të kenë qasje tek komunikimet, kryesisht me mesazhe telefonike private si dhe bisedat mes punonjësve të ‘Fox News-it', menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat u zbuluan pas padisë së kompanisë “Dominion”.

Avokatja e “Fox News-it”, Katharine L. Mowery, në një letër dërguar të mërkurën vonë gjyqtarit të Gjykatës e Lartë të shtetit Delauer, Eric Davis, tha se pjesa më e madhe e materialit që po kërkonin mediat konkurrente, nuk lidheshin me thelbin e padisë.

Ajo tha se mediat nuk kanë të drejtë të kenë qasje në të dhëna të tilla.

Shumica e bisedave që janë zbardhur deri tani ishin në interes të publikut, duke treguar se drejtuesit e emisioneve televizive dhe menaxherët e kompanisë nuk u besonin akuzave false rreth

pajisjeve të votimit të kompanisë “Dominion”, por megjithatë vazhduan me transmetimin e tyre.

XS
SM
MD
LG