Ditari - Shtohet trysnia për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe
Sot në prishtinë Ambasada Amerikane zhvilloi një takim me përfaqësues institucionesh, partish politike e shoqërisë civile, për të diskutuar rreth krijimit të Asocacionit të komunave me shumicë serbe, nje prej çështjeve me problematike të kohëve të fundit, që ka shoqëruar përpjekjet për arritjen e një marrëveshje normalizimi të marrëdhënieve Kosovo-Serbi. Uashingtoni kërkon krijim sa me shpejtë të Asociacionit. Intervistë me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Shqipëria nuk ka bërë përparim në luftën ndaj korrupsionit, duke shënuar rritje vetëm me 1 pikë në raportin e përvitshëm të organizatës Transparency International. Në një intervistë për Zërin eAmerikës përfaqësuesja e kësaj organizate, Lidija Prokic, thotë se autoritetet qeverisëse në Shqipëri, kanë ende ndikim mbizotërues në veprimtarinë e institucioneve të pavarura.