Ditari - Nis heqja e bllokadave në veri të Kosovës
Të enjten në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisi heqja e barrikadave në rrugët që çojnë për në vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë. Autoritetet në Kosovë thanë se është rihapur të vendkalimi kufitar në Merdarë. Do të keni mundësinë të ndiqni dhe një përmbledhje të ngjarjeve që njënjuan Shqipërinë përgjatë këtij viti, prej krizës brenda Partisë Demokratike, tek kritikat ndaj qeverisë mbi çështjen e inceneratorëve, apo sulm masiv kibernetik që çoi në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Në Izrael u betua sot qeveria e ekstremit të djathtë, e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanjahu.