Lidhje

Ditari - Miliona amerikanë preken nga dimri i acartë


Ditari - Miliona amerikanë preken nga dimri i acartë
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Këtë fundjavë miliona amerikanë po përballen me stuhi bore, e temperatura tejet të ulta e kërcënuese për jetën, me një shtrirje të paprecedentë në të gjithë vendin. Në një postim të shtunën në Telegram presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shkruante se Rusia po vret me synimin për të nxitur frikë, si dhe thjesht për hir të kënaqësisë. Komentet pasojnë një sulm të trupave ruse në qytetin e çliruar së fundmi, Kherson, ku si pasojë u vranë të paktën shtatë persona dhe u plagosën 58 të tjerë. Në Shqipëri, kryetari i Konferencës Ipeshknore imzot Angelo Massafra, thotë se në këtë vit të shënjuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë, mesazhi tradicional i Krishtlindjeve nuk mund të ketë tjetër veçse paqe. Ai apeloi që çdo besimtar të punojë për të krijuar kulturën e paqes në shërbim të familjes, shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.

Episodet

Shiko gjithë episodet
XS
SM
MD
LG