Ditari - Haradinaj: Asociacioni pjesë e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë
Serbët lokalë në veri të Kosovës kërkuan sot largimin e njësive të posaçme të policisë si dhe lirimin e të arrestuarve në këtë zonë, ndërsa vazhdojnë të mbajnë të bllokuara për të 13-n ditë me radhë, rrugët kryesore. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë për Zërin e Amerikës se çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai shton se propozimi evropian i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje mes dy vendeve, paraqet njohje të ndërsjellë, pavarësisht se nuk përmendet në dokument. Rriten shqetësimet mbi krizën e emigrantëve në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara. Autoritetet në Teksas urdhërojnë dislokimin e Gardës Kombëtare përgjatë një pjese të një lumi në kufi me Meksikën.