Ditari - Zelenski në Uashington takim me Presidentin Biden, fjalim në Kongres
Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë kryen stërvitje ushtarake në veri të vendit. Stërvitjet, u tha se u kryen për të testuar “mundësitë e krijimit të një mjedisi të sigurt”, një një kohë që rrugët kryesore në zonë janë të bllokuara prej 12 ditësh. Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë shprehën sot në Tiranë gatishmërinë për një kompromis mbi përmbajtjen e kërkesës, që do t’i dërgohet Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur me çështjen e shenjimit të zonave detare mes dy vendeve. Në Shqipëri, përfaqësimi i grave në drejtimin e pushtetit lokal është ende i ulët. Aktualisht vetëm 13% e bashkive drejtohen nga gra