Ditari - BE e mbyll vitin me ndihma për Ukrainën, sanksione shtesë ndaj Rusisë
Gjykata e Posaçme e Kosovës për Krime Lufte me seli në Hagë dënoi me 26 vjet burg Sali Mustafën, një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën akuzat për krime lufte. Serbia i paraqiti zyrtarisht kërkesën KFOR-it për kthimin e një numri forcash serbe të sigurisë në Kosovë. Ndërkohë në veri të vendit për të shtatën ditë me radhë, rrugët kryesore po mbahen të bllokuara nga grupe qytetarësh serbë. Në Shqipëri, prokurori Altin Dumani u zgjodh kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion