Ditari - Rrugët në veri të Kosovës ende të bllokuara, KFOR thirrje për bisedime
Për të katërtën ditë me radhë, rrugët në veri të Kosovës vazhdojnë të jenë të bllokuara nga grupe qytetarësh serbë. KFOR, tha se mënyra e vetme për arritjen e paqes së qëndrueshme është që palët të zgjidhin çështjet e tyre nëpërmjet bisedimeve. Të dërguarit amerikanë dhe evropianë, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak takohen sot me kryeministrin Kurti në përpjkeje për të gjetur një zgjidhje për çtensionimin e situatës. Ndërkohë, Kryeministri Kurti bëri të ditur se Kosova do të paraqesë këtë javë kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian Ekspertë të ekonomisë dhe legjislacionit thanë sot se në Shqipëri, pastrimi i parave të botës së krimit vazhdon me ritme të konsiderueshme për shkak të tolerimit nga politika.