Lidhje

Ditari - Tiranë, takimi i nivelit të lartë BE-Ballkani Perëndimor


Ditari - Tiranë, takimi i nivelit të lartë BE-Ballkani Perëndimor
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor u mblodhën në një takim të nivelit të lartë në Tiranë, i pari i këtij formati që mbahet në një vend jo anëtar, si truegus i mbështetjes për integrimin europian të rajonit të Ballkanit. Palët firmosën një marrëveshje që ul tarifat e shërbimeve telefonike mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ndërsa zhvillohej takimi, opozita protestoi kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama që sipas saj po e largon Shqipërinë nga vlerat europiane. Gjatë tubimit një person qëlloi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha. Bashkimi Evropian i ka dorëzuar Kosovës dhe Serbisë versionin e fundit të një plani për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit, të njohur si propozimi franko-gjerman. I dërguari evropian Miroslav Lajçak po synon mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë Kosovë-Serbi.

Episodet

Shiko gjithë episodet
XS
SM
MD
LG