Ditari - Hyn në fuqi vendimi i Perëndimit për tavanin e çmimit të naftës ruse
Në prag të takimit të nivelit të lartë mes udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri Edi Rama thotë se mbajtja e takimit në Tiranë, është tregues i interesit gjeostrategjik që Evropa ka ndaj rajonit. I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak viziton dy vendet në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e bisedimeve mes tyre. Hyn në fuqi vendimi i vendeve perëndimore për të vendosur një tavan për çmimin e naftës që Rusia mund të eksportojë.