Lidhje

Scholz: Procesi i normalizimit Kosovë- Serbi duhet të përshpejtohet


Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të enjten se procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet dhe së shpejti mund të priten zhvillime pozitive pas nismës franko-gjermane për një marrëveshje mes palëve.

Scholz: Procesi i normalizimit Kosovë- Serbi duhet të përshpejtohet
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:27 0:00

Ai i bëri këto komente pas takimit të Procesit të Berlinit, duke theksuar se është koha që të marrin fund konfliktet rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Procesi i Berlinit i cili u ringjall nga kancelari Scholz, u hodh në vitin 2014 nga ish kancelaria gjermane Angela Merkel me synim thellimin e bashkërendimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.

Durimi i disa vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë në pritje të anëtarësimit po mbaron dhe kritikët e ritmit të ngadaltë të zgjerimit të bllokut thonë se kjo u lë hapësirë Rusisë dhe Kinës për të zgjeruar ndikimin e tyre në rajon.

“Integrimi evropian është në interesin tonë dhe akoma më i rëndësishëm në dritën e agresionit brutal të Rusisë në Ukrainë”, tha kancelari Scholz.

Udhëheqësit e vendeve të rajonit nënshkruan sot marrëveshjet për njohjen e ndërsjellë të dokumenteve të identifikimit, të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

Kancelari Scholz tha se përkushtimet e sotme karakterizohen nga një ndjenjë urgjence për shkak të luftës në Ukrainë ndërsa nënvizoi se është koha për të zgjidhur konfliktet rajonale. Procesi i normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në veçanti duhet të përshpejtohet, prandaj le ta përfundojmë këtë”, tha kancelari Scholz, i cili së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron ka hedhur një nismë për një marrëveshje ndërmjet të dyja palëve.

“Ne dhe qeveria franceze si dhe Komisioni Evropian po përpiqemi që kjo të bëhet e mundur. Jemi aktivisht të përfshirë në negociatat e palëve dhe shpresojmë që shumë shpejt do të kemi një proces ku të dy qeveritë do të lëvizin përpara dhe të arrihet një mirëkuptim. Shpresoj që shpejt të shohim një rezultat pozitiv. Ky proces kërkon edhe durim dhe përpjekje”, tha ai.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i dhanë mbështetje nismës. Kryeministri Rama, vendi i të cilit do të jetë organizator i takimit të radhës të Procesit të Berlinit tha se plani franko-gjerman është mundësi shumë e mirë jo vetëm për Kosovën e Serbinë por edhe për rajonin dhe Evropën.

“Shpresoj shumë se të dyja palët do ta marrin shumë seriozisht dhe do të kuptojnë se është koha për ta parë atë si një ndihmesë të rëndësishme për arkitekturën e sigurisë evropiane”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u tha gazetarëve në Berlin se mundësitë që po prezantohen në mënyrë të ngjeshur lidhur me bisedimet Kosovë - Serbi, janë një përparim, por ende është herët të flitet se cilat mund të jenë përfundimet.

Nuk janë dhënë hollësi rreth nismës që mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara, e cila pasoi tensionet e verës së këtij viti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rreth përdorimit të dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave.

Është koha për të zgjidhur konfliktet rajonale që kanë zgjatur shumë dhe që ju ndajnë juve dhe pengojnë rrugën evropiane të vendeve tuaja. Procesi i normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në veçanti duhet të përshpejtohet, prandaj le ta përfundojmë këtë”, tha kancelari Scholz, i cili së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron ka hedhur një nismë për një marrëveshje ndërmjet të dyja palëve.

Nuk janë dhënë hollësi rreth nismës që mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara, por kjo çështje pritet të diskutohet gjatë ditës në margjinave takimit në Berlin ku po merr pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka dërguar në këmbë të tij kryeministren Ana Bërnabiç.

Diplomatët perëndimorë i kërkuan Kosovës të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e një vendimi për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Qeveria e Kosovës modifikoi afatin fillestar që 31 tetori të ishte data e fundit, duke shpallur zbatimin shkallë-shkallë të vendimit që kundërshtohet ashpër nga Beogradi.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u shprehën të zhgënjyer që qeveria e Kosovës nuk përfilli kërkesën e tyre.

Ndonëse ndryshimi i afatit shmangu ndonjë përplasje në veriun e Kosovës të banuar me shumice serbe, policia e Kosovës raportoi për dëmtim pronash të atyre qytetarëve serbë që kanë konvertuar targat e makinave.

Autoritetet serbe thanë se kanë vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie për shkak të situatës në Kosovë, ndërsa pjesëtarët serbë të policisë thanë se kanë refuzuar të përfshihen në procesin e zbatimit të vendimit të qeverisë për targat.

Çështja u diskutua sot edhe në një takim në Berlin ndërmjet kryeministrit Kurti dhe shefit të politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili tha veprimet si djegia e makinave, “janë të papranueshme”. Ai tha se marrëveshjet e arritura në bisedime duhet të respektohen, ndërsa bëri thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët.

XS
SM
MD
LG