Ditari - Kosova, masa paralajmëruese për përdoruesit e targave të lëshuara nga Serbia
Kosova filloi të lëshojë paralajmërime për banorët serbë që nuk kanë konvertuar ende targat e makinave. Uashingtoni e quajti vendimin e qeverisë së Kosovës "zhgënjyes". Avokati i nënkryetarit të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili është dënuar me 4 vjet e gjysmë nga Gjykata Speciale tha se shpresonte në uljen e masës ndaj klientit të tij. Avokati Toby Cadman i tha Zërit të Amerikës se beson se disa procese, si ato ndaj ish udhëheqësve të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, mund të zgjasin 3 apo 4 vjet. Dhuna politike ka trazuar atmosferën në prag të zgjedhjeve për Kongresin në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Joe Biden dhe politikanë të tjerë të lartë po bëjnë thirrje që t'i jepet fund dhunës politike ndërsa afrohen zgjedhjet e 8 nëntorit.