Ditari - Escobar: Detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shpejt
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë në një intervistë me Zërin e Amerikës se së shpejti pritet të dalin më shumë hollësi nga plani franko-gjerman për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Në Shqipëri, goditet e një organizate shqiptare që përmes aktivitetit të organizuar në të ashtuquajturat "call centers" mashtronte qytetarë të vendeve të ndryshme europiane, kryesisht në Itali, duke përfituar miliona euro. Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë janë ashpërsuar dhe zgjedhjet që do të zhvillohen vitin e ardhshëm në të dy vendet pritet ta komplikojnë edhe në tej situatën.