Ditari - BE nis procesin për liberalizimin e vizave me Kosovën
Në Prishtinë, i dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u bëri thirrje palëve të arrijnë një marrëveshje para vitit 2024. Ai tha se Prishtina e Beogradi nuk duhet ta shpërdorojnë këtë mundësi. Për herë parë pas 10 vitesh, grupi punës i Këshillit të Bashkimit Evropian nis diskutimet mbi liberalizimin e vizave me Kosovën. Njohës të fushës shpresojnë për një vendim pozitiv. Në ditën e dytë të bisedimeve në Bruksel, ministrat e Mbrojtjes së NATO-s u përqendruan tek forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës.