Ditari - Miçigan, shënohet 50 vjetori i famullisë “Zoja Pajtore e Shqiptarëve”
Kisha katolike “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Miçigan shënoi 50 vjetorin e themelimit të famullisë, organizimi i parë i shqiptarëve të krishterë në këtë shtet amerikan. Presidenti rus Putin urdhëron forcimin e sigurisë përgjatë urës që lidh Krimenë me Rusinë, pas shpërthimit të fuqishëm që shkaktoi shembjen e një pjese të saj. Sekretarja amerikane e Thesarit Yellen kritikon vendimin e OPEC-ut, për të ulur prodhimin e naftës, paralajmëron dëmtim të ekonomisë globale.