Ditari - Ukraina vazhdon kundërsulmin
Autoritetet ukrainase marrin kontrollin e plotë të një qyteti strategjik në lindje të vendit. Humbja e Limanit, të cilën Rusia e kishte përdorur si një qendër transporti e logjistike, është një goditje e re për Kremlinin. Vullnetarët e Korpusit të Paqes nisin punën në Shqipëri, pas evakuimit të plotë në mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19. Në qytetin e Nju Jorkut u prezantua për publikun libri me titull “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi”, një libër mbi historinë frymëzuese të veprimtarit shqiptar Skender Thaçi.