Ditari - Putin nënshkruan traktatet për aneksimin e 15% të territorit të Ukrainës
Presidenti rus Vladimir Putin firmos traktatet që i hapin rrugë aneksimit të 15 për qind të territorit të Ukrainës. Kievi dhe Perëndimi e cilësuam atë grabitje të hapur territorit, në shkelje të ligjit ndërkombëtar Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky njoftoi sot dorëzimin e kërkesës për anëtarësim të përshpejtuar të vendit të tij në aleancën ushtarake të NATO-s. Disa vende të Ballkanit Perëndimor marrin masa për të kapërcyer problemet me energjinë elektrike ndërsa po afron dimri. Sipas ekspertëve vendet do të përballen me një krizë të thellë energjitike