Ditari - SHBA, shefi i zbulimit ushtarak: Putini nuk mund ta arrijë objektivin në Ukrainë
Problemet me të cilat po përballet së fundmi Rusia në Ukrainë, tregojnë se në këtë pikë, forcat e saj janë të paaftë për të arritur qëllimin fillestar të presidentit Vladimir Putin atë të pushtimit të vendit tha të premten shefi i zbulimit të Pentagonit gjeneral-lejtnant Scott Berrier. Presidenti i Ukrainës Zelensky pohon se autoritetet po zbulojnë e mbajnë shënim, krimet që forcat ruse kanë kryer në këtë vend. Në Shqipëri specialistët e bujqësisë theksojnë nevojën për mbështetje për kultivuesit e misrit.