Ditari - Sulm tjetër kibernetik në Shqipëri
Në Shqipëri autoritetet njoftojnë se Irani ka goditur sërish një prej sistemeve të rëndësishme informatike, atë të regjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se diplomatët perëndimorë kanë propozuar një "kuadër të ri" të bisedimeve me Kosovën dhe kanë shtuar trysninë ndaj Serbisë për qasjen e saj ndaj agresionit rus në Ukrainë. Moska braktis bastionin e saj kryesor në vijën e frontit në verilindje të Ukrainës pasi Ukraina thotë se ka bërë përparime të konsiderueshme në kundërofensivën e saj.